Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar
29 June 2026, 15:31 / AKTUALITET

Një apartament në qytetin e Vlorës është përfshirë ditën e sotme nga flakët, gjë e cila ka shkaktuar kaos dhe panik të banorët e pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të një pallati në lagjen Isa Boletini të Vlorës rreth orës 14:30.
Fillimisht zjarri ka rënë në ballkonin e apartamentit dhe më pas është përhapur me shpejtësi drejt kuzhinës. Pas kësaj, banorët e pallatit kanë lajmëruar forcat zjarrëfikse.
Ato kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia po heton më shumë mbi shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
Nga Gjergj Erebara
“Po kontrolloj rënien!”
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128