Pse Brazili ka 15-20% shanse për të fituar Kupën e Botës?

Në vlerësimin tim, Brazili nuk ka një brez të artë futbollistësh si dikur.
Me përjashtim të Vinícius Júnior, Marquinhos dhe Alisson, pjesa tjetër janë lojtarë të mirë, por jo të nivelit të legjendave si Ronaldo, Ronaldinho, Rivaldo, Romário apo Pelé. Megjithatë, Brazili ka një armë shumë të fortë: Carlo Ancelottin.
Ajo që po bën trajneri italian me këtë grup është mbresëlënëse. Për herë të parë pas shumë vitesh shohim një Brazil me ekuilibër të madh në fazën mbrojtëse. Me katër mbrojtës dhe Casemiron si mesfushor shkatërrues, skuadra është shumë e disiplinuar dhe rrallë kapet në befasi në tranzicion. T’i shënosh gol këtij Brazili nuk është aspak e lehtë.
Pika më e dobët mbetet mesfusha ndërtuese. Lucas Paquetá nuk po arrin të japë ritmin dhe kreativitetin që kërkohet. Ai humbet topa të thjeshtë dhe e ka të vështirë të organizojë lojën, duke e bërë Brazilin më pak të rrezikshëm në sulm. Shpresa më e madhe quhet Vinícius Júnior. Ai po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe është kandidat serioz për Topin e Artë.
Nëse ka një futbollist që përfaqëson ADN-në e futbollit brazilian në këtë skuadër, ai është Vinícius. Sa i përket Neymarit, rikthimi i tij nuk është i lehtë. Ai është ende jashtë ritmit, por nëse aktivizohet për 15-20 minuta, eksperienca dhe cilësia e tij mund të bëjnë diferencën në momentet vendimtare.
Japonia është një kundërshtar serioz dhe shumë i organizuar, por besoj se Brazili, edhe me vështirësi, do ta kalojë këtë raund. Siç ka thënë edhe legjenda Ronaldo: “Brazili nuk është skuadra më e mirë e turneut, por ka një komb që e mbështet pa kushte dhe lojtarët do të duhet të dalin mbi pritshmëritë.”
Pikërisht kjo është arsyeja pse, pavarësisht mangësive, unë i jap Brazilit 15-20% shanse për të fituar Kupën e Botës.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128