Brian Syzo u qëllua sot me armë në këmbë, autori një vit më parë u plagos nga vëllai i 35-vjeçarit! Makinën e braktisën në Qafë Thanë...
29 June 2026, 14:22 / AKTUALITET

Një plagosje u raportua ditën e sotme në Pogradec. I plagosur në këmbë mbeti Brian Syzo, 35 vjeç.
Pas kërkimeve të shtuara, autori Nikolla Agolli është personi i kapur në Prrenjas. Ndërsa është në kërkim një person, i cili ka qenë bashkë me autorin.
Mësohet se ata e kanë lënë mjetin e tyre në Qafë Thanë dhe janë larguar me një furgon.
Kujtojmë se Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhanë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 të Pogradecit në janar të 2025.
Sipas informacioneve kjo dyshohet të jetë edhe shkak i ngjarjes së sotme.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
Nga Gjergj Erebara
“Po kontrolloj rënien!”
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128