Vrau vëllanë me thikë pas sherrit, Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për autorin

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 76-vjeçarin Muharrem Rrashka, i cili u ndalua pasi akuzohet se vrau me thikë të vëllanë Eqerem Rrashka, në fshatin Agonas të Kavajës.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së mërkurës, kur dy vëllezërit e moshuar ndodheshin në arë.
Mes tyre ka ndodhur një konflikt dhe gjatë përplasjes 76-vjeçari e ka goditur vëllain me mjet prerës. I plagosuri u dërgua për në spital, por ndërroi jetë rrugës. Policia tha se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, teka po heton edhe konfliktet e mundshme të pronësisë.
Në vendim thuhet se u bë:
“Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë, të personit nën hetim M.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, të parashikuara nga nenet 79/c dhe 279, paragrafi 2 i Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë”.
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura rreth orës 10:00 të ditës së djeshme. Arma e krimit thikë është sekuestruar si provë materiale.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128