30 milionë euro për një mbrojtës, Bayern zyrtarizon afrimin e parë të verës
13 Qershor 2024, 18:53 / SPORT

Bayern Munich zyrtarizon afrimin e parë të merkatos së verës.
Bavarezët kanë blerë mbrojtësin 25-vjeçar, Hiroki Ito nga Stuttgart-i për 30 milionë euro.
Ito ka firmosur me Bayern Munich për katër sezone, pra do të jetë pjesë e skuadrës së Vincent Kompany deri më 30 qershor 2028.
Japonezi ishte një nga mbrojtësit më të mirë të Bundesliga-s sezonin që u mbyll disa javë më parë dhe forma e tij bëri që te Bayern të viheshin menjëherë në lëvizje për të bërë të mundur këtë transferim.
25-vjeçari është po ashtu lojtar kyç në kombëtaren japoneze, me të cilin ka luajtur 19 ndeshje.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


