Agjenti i Zaniolos tregon dëshirën e mesfushorit: Ëndërron Europianin, koha për të treguar veten
2 Prill 2024, 16:02 / SPORT

Nicolò Zaniolo do të bëjë maksimumin për të luajtur në Europian. Agjenti i lojtarit të Aston Villa, Claudio Vigorelli, në një intervistë të dhënë së fundmi tregoi më shumë për objektivat e mesfushorit.
“Nicolò me të vërtetë dëshiron të shkojë në Kampionatin Evropian verën e ardhshme. Ai po bën mirë te Aston Villa, ku konkurrenca është shumë e vështirë. Ai me të vërtetë donte Premier League dhe po përpiqet të gjejë një rol udhëheqës për veten e tij, ai ka ende disa muaj kohë për të treguar.
Përvoja në Angli dhe ajo e mëparshme në Galatasaray po e bëjnë atë të rritet si lojtar dhe si njeri. Po flasim shumë, e ndjej se është i emocionuar dhe i motivuar” – Tha agjenti i italianit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

