
Autokritika e rrallë e Ronaldos: Nuk luajta aspak, nesër dua të dal nga stadiumi me kokën lart

Kristiano Ronaldo nuk është fshehur pas paraqitjes së dobët të Portugalisë në play-off të Ligës së Kombeve kundër Danimarkës. Skuadra iberike u mund 1-0 në transfertë në një ndeshje në hije dhe Ronaldo ka pranuar se ekipi nuk kishte dhënë asgjë, duke filluar nga ai.
“Atmosfera është shumë e tensionuar. Nuk do të fshihem. Jemi në një moment shumë të vështirë, pasi na duhet të fitojmë, por kjo është e bukura e futbollit. U bëj thirrje tifozëve që të na mbështetin, që të na japin forcën e tyre, pasi do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Kjo është shpresa ime, që nesër të jetë një ditur e bukur për të gjithë.
Fitore, nuk ka opsion tjetër. Çdokush që është krenar të përfaqësojë këtë simbol duhet të ketë këtë ambicie. Kam humbur ndeshje brenda 90 minutash por kurrë nuk kam humbur që në ndeshjen e parë të një eliminatoreje, nesër është ndeshja e kthimit.
Prova e dobët në Kopenhagë? Ka ndeshje ashtu, ka ditë të këqija. Unë nuk luajta aspak atë ditë, as ekipi nuk luajti. Por kjo është pjesë e jetës. Nesër dua të dal nga stadiumi me kokën lart. Nëse shënoj, do të jem i lumtur, por nëse nuk shënoj, ta bëjë dikush tjetër. Ajo që dua është që të fitojë Portugalia”, tha sulmuesi portugez.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128