Axhenda e javës së 33-të të Superiores/ Spikat derbi Tirana-Partizani, ja kur luhen të gjitha duelet

21 Prill 2024, 08:45 / SPORT ALFA PRESS

Axhenda e javës së 33-të të Superiores/ Spikat derbi

Kategoria Superiore do të rikthehet fundjavën e ardhshme, ku janë planifikuar të zhvillohen edhe 5 duelet e vlefshme për javën e 33-të, e cila ngre siparin ditën e shtunë me dy sfida, që luhen paralelisht në orën 18:00.  

Në “Niko Dovana” të Durrësit, Dinamo e Dritan Mehmetit pret Laçin, ndërkohë që në Korçë, Skënderbeu mat forcën me Erzenin.  

Java e 33-të, kulmon ditën e diel me 3 duele. Në orën 15:00, Egnatia e vendit të parë sfidon Vllazninë e vendit të dytë, në po të njëjtin orar, Kukësi luan në shtëpi ndaj Teutës, ndërkohë që java kulmon me derbin Tirana-Partizani, që luhet ditën e diel në orën 19:00 në “Air Albania”. Një sfidë kjo ku interesi pritet të jetë i larë edhe nga ana e tifozërisë.  

AXHENDA E JAVËS SË 33-TË:

E SHTUNË (27 PRILL) 

DINAMO-LAÇI ORA 18:00 

SKËNDERBEU-ERZENI ORA 18:00 

E DIEL (28 PRILL)  

EGNATIA-VLLAZNIA ORA 15:00 

KUKËSI-TEUTA ORA 15:00 

TIRANA-PARTIZANI ORA 19:00