Barcelonës i mungojnë Rafinja dhe Arauho kundër Osasunës, Flik: Nuk ka nevojë për justifikime, fitojmë në fushë

27 Mars 2025, 12:25 / SPORT ALFA PRESS

Barcelonës i mungojnë Rafinja dhe Arauho kundër Osasunës,

Në prag të ndeshjes Barcelona-Osasuna, trajneri Hansi Flik shprehu pakënaqësinë për orarin e ngjeshur që iu imponua lojtarëve të tij.

Trajneri i Blaugranas vuri gishtin te planifikimi, duke nënvizuar vështirësinë në rikuperimin fizik të skuadrës.

Në veçanti, ai u ankua për orën e ndeshjes kundër Leganes, e caktuar për në orën 21:00, siç ndodh shpesh në ndeshjet jashtë fushe të Barçës. Hansi Flik ka konfirmuar se Rafinja dhe Ronald Arauho nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen e radhës të Barcelonës kundër Osasuna.

Ata nuk do të luajnë dhe nuk do të jenë në skuadër”, tha trajneri, duke shpjeguar se të dy duhet të rikuperohen pas udhëtimeve të gjata me kombëtaret përkatëse.

Në dyshim mbetet edhe Pau Kubarsi: “Do të luajë vetëm nëse është e nevojshme, i duhen më shumë ditë pushimi”. “Ne jemi Barcelona, jo Real Madrid. Jam shumë krenar për këtë”, tha Flik, duke shmangur krahasimet me Ançelotin, por duke përsëritur shqetësimin e tij. “Lojtarët po kthehen nga ekipet e tyre kombëtare dhe ne duhet të luajmë menjëherë. Nuk është koha e duhur për të zhvilluar këtë ndeshje”.

Tema kryesore e kritikave të tij është menaxhimi i rimëkëmbjes fizike. “Ne arrijmë në agim pas ndeshjeve të mbrëmjes dhe lojtarët nuk kanë kohë për të pushuar.

Në ligat e tjera është menaxhuar ndryshe. Nuk është çështje e Barcelonës apo Madridit, por e mbrojtjes së ekipeve në La Ligas”. Pavarësisht polemikave, gjermani u përpoq të zbuste debatin me një mesazh pozitiv: “Nëse fitojmë dhe marrim tri pikët, kjo do të jetë përgjigjja jonë”.

Megjithatë, ai ngriti një pikë më të gjerë mosmarrëveshjeje, duke sugjeruar që UEFA dhe FIFA duhet të ndërhyjnë për këtë çështje, duke përfshirë heqjen e kohës shtesë në kualifikimet e Ligës së Kombeve.

 

Po ndodh...