Bardheblutë shtojnë radhët, djali i ikonës të Kombëtares shqiptare i bashkohet Tiranës për sezonin e ri

11 Korrik 2025, 15:00 / SPORT ALFA PRESS

Bardheblutë shtojnë radhët, djali i ikonës të

Tirana është klubi më aktiv në merkato në këto ditë, duke vazhduar revolucionin e thellë në radhët e kësaj skuadre me afrime lojtarësh të rinj që do të vihen në dispozicion të teknikut që do të marrë drejtimin e  bardhebluve.

Afrimi i fundit është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi edhe në edicionin e kaluar u mundua të bëhej protagonist i tij, pa shumë sukses. Ai është Etien Tare, djali i Igli Tares, i cili në moshën 21-vjeçare është ende në kërkim të një skuadre ku të luajë rregullisht e tregojë sa vlen.

Në pjesën e parë të sezonit të kaluar, Etien Tare iu bashkua Skënderbeut, por nuk ia doli të shpërthente në radhët e korçarëve, duke u larguar gjatë merkatos së janarit. Ai iu bashkua më pas ekipit të Dukagjinit në Kosovë, duke mbyllur etje sezonin.

Tare në ditët e funti ka dalë në stërvitje me Tiranën, ndërsa më në fund është gjetur akordi për të hedhur firmën në kontratë dhe për ta bërë atë pjesë të bardhebluve.

 

Po ndodh...