Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

7 Gusht 2025, 23:48 / SPORT ALFA PRESS

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në

Dinamo nuk ka arritur dot të marrë një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme përballë Hajduk Splitit. Këta të fundit kanë mposhtur blutë me rezultatin 2-1 me përmbysje.

Dinamovitët kaluan të parët në avantazh falë golit të mrekullueshëm të Dejvi Bregut. Të besuarit e Ilir Dajës e mbyllën në avantazh pjesën e parë ndaj Hajdukut me rezultatin 1-0.

Në fillimin e fragmentit të dytë, kroatët shënuan me Durdov. Por pas disa minutash, një gabim fatal i Bruno Ditës brenda zonës së Dinamos, Hajduk Spliti shënoi golin e përmbysjes.

 

Po ndodh...

ide