E paprecedentë në Bundesligë, babai i Bellingham i shkon për sqarim trajnerit. Dortmundi vendos për të ardhmen
24 Gusht 2025, 17:54 / SPORT

Një situatë e paprecedentë është regjistruar dje, ndërsa Borusia Dortmund barazoi 3 me 3 në transfertën e St. Paulit. Protagonistë u bënë babai i Jobe Bellingham, Mark, dhe trajneri i Dortmundit, Niko Kovac.
Tekniku i Dortmundit vendosi ta zëvendësojë Jobe Bellingham pas 45 minutash lojë. Dhe i ati i mesfushorit nuk ishte aspak i lumtur me këtë vendim.
Këtë e shprehu menjëherë duke zbritur në dhomat e zhveshjes. Një sqarim, i cili sigurisht që ka lënë pakënaqësi te Dortmundi dhe pse Bellingham përfaqësohet nga i ati.
E sigurtë do të jetë, që në të ardhmen asnjë prind nuk do mund t’i afrohet dhomave të zhveshjes. Dhe vetë Dortmundi do të kujdeset për këtë fakt.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


