EMRI/ Futbolli në zi, ndërron jetë trajneri i njohur

10 Prill 2026, 18:15 / SPORT ALFA PRESS

EMRI/ Futbolli në zi, ndërron jetë trajneri i njohur

Futbolli në Poloni është në zi, pasi ka ndërruar jetë trajneri Jaçek Magiera. Lajm i hidhur erdhi sot për 49-vjeçarin, që mbante rolin e ndihmëstrajnerit te Polonia. Detyrë që e ushtronte nga muaji korrik i vitit të kaluar.

Magiera si lojtar fitoi dy tituj kampion me Legian e Varshavës, katër Kupa dhe një Superkupë. Ish-mesfushori realizonte 25 gola në kampionatin polak.

Si trajner kontribuoi në disa ekipe polake. Së fundmi vendosi të angazhohej me Jan Urban te përfaqësuesja polake.

Magiera ndodhej në stol si pjesë e stafit polak në mars, teksa Shqipëria luajti sfidën historike në transfertë. Eliminimi për Poloninë erdhi në fundin e muajit mars nga Suedia.

Po ndodh...