Çerekfinalen e Ligës së Kombeve me Gjermaninë, Spalleti publikon listën e Italisë

14 Mars 2025, 23:46 / SPORT ALFA PRESS

Çerekfinalen e Ligës së Kombeve me Gjermaninë, Spalleti

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e dyfishtë ndaj Gjermanisë, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës A të Ligës së Kombeve.

Ftesa e parë për Matteo Ruggerin e Atalantës dhe për Cesare Casadei të Torinos.

Rikthehet Matteo Politano pas një viti e gjysmë bashkë me Mattia Zaccagni.

Federico Dimarco nuk u thirr dhe do të ketë kohë të rikuperohet sa më mirë nga dëmtimi.

Italia do të nisë grumbullimin të dielën në mbrëmje në Appiano Gentile për t’u përgatitur për ndeshjen e parë, të planifikuar për të enjten më 20 mars në “San Siro”.

Më pas do të ndalet në selinë e Interit deri në pasditen e së shtunës 22 mars, kur është planifikuar të niset për në Dortmund, ku do të dalë në fushë për ndeshjen e kthimit të dielën më 23 mars.

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham);

Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Alessandro Buongiorno (Napoli), Riccardo Calafiori (Arsenal), Andrea Cambiaso (Juventus), Pietro Comuzzo (Fiorentina), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Gatti (Juventus), Matteo Ruggeri (Atalanta), Destiny Udogie (Tottenham);

Mesfushorë: Nicolo Barella (Inter), Cesare Casadei (Torino), Davide Frattesi (Inter), Samuele Ricci (Torino), Nicolo Rovella (Lazio), Sandro Tonali (Newcastle);

Sulmues: Moise Kean (Fiorentina), Lorenzo Lucca (Udinese), Daniel Maldini (Atalanta), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio)

 

Po ndodh...