Erzeni zyrtarizon trajnerin e ri, Deliallisi merr rolin e drejtorit sportiv

Skerdi Bejzade është trajneri më i ri i Erzenit. Klubi nga Shijaku ka zyrtarizuar teknikun e ri, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Në këto kushte, Alfred Deliallisi do të kalojë në rolin e drejtorit sportiv.
“ERZENI prezanton Trajnerin e ri te skuadrës, Z.Skerdi Bejzade. I urojmë sa më shumë suksese dhe rezultate maksimale nën drejtimin e ekipit. ERZENI njofton se Z.Alfred Deliallisi do marrë pozicionin e Drejtorit Sportiv të ekipit. I urojmë suksese Drejtorit të ri në këtë post”, – Shkruan klubi.
Debutimi i Bejzades në pankinën e kësaj skuadre do të vijë me 11 shkurt, në transfertën delikate ndaj Tiranës në kryeqytet. 49-vjeçari vjen pas një eksperience të shkurtër te skuadra e Laçit, ku qëndroi në krye të ekipit 5 ndeshje.
Erzeni renditet në vendin e tetë në kampionat, ku ka grumbulluar vetëm 22 pikë. Synimi i vetëm është dalja nga kjo situatë, për të shmangur kështu dështimin në këtë sezon.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

