Pret Partizanin në “Niko Dovana”, Dinamo nxjerr në shitje biletat e derbit
8 Shkurt 2024, 16:25 / SPORT

Dinamo do të luajë përballë Partizanin ditën e shtunë ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të Superiores.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” do të startojë në orën 17:00.
Dy ditë para derbit, klubi dinamovit ka nxjerrë në shitje edhe biltet për këtë sfidë që është mjaft e rëndësishme për të dyja ekipet.
Bileta në tribunën e miqve, pra tifozëve të Partizanit, kushton 500 lekë, po aq sa në tribunën përballë.
Ndërsa në tribunat A dhe B, bileta për ta ndjekur nga afër këtë sfidë kushton 1000 lekë.
Pikërisht për biletat e derbit, Dinamo shkruan në faqen zyrtare: “Biletat mund t’i siguroni që prej ditës së sotme në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në “Niko Dovana” ditën e ndeshjes.”
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
Nga Gjergji Erebara
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Nga Mirela Karabina
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Nga Artur Ajazi
Ti nuk lexon
Nga Edison Ypi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

