EURO 2024/ Medon Berisha i thyen rekordin Mario Mitajt te Shqipëria

26 Qershor 2024, 17:04 / SPORT ALFA PRESS

EURO 2024/ Medon Berisha i thyen rekordin Mario Mitajt te Shqipëria
Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbylli aventurën në “Euro 2024” duke u eliminuar në fazën e grupeve. Paçka largimit nga Gjermania, kuqezinjtë kanë lënë mbresa duke vendosur edhe rekorde.

Medon Berisha me 20 vite, 8 muaj dhe 3 ditë mbi supe bëhet lojtari më i ri i aktivizuar me kuqezinjtë në një Europian dhe kjo ndodhi në sfidën kundër Spanjës ku djaloshi luajti në pjesën e dytë.

Përpara tij Mario Mitaj me 20 vite, 10 muaj e 9 ditë theu rekordin e Elseid Hysaj në ndeshjen kundër Italisë më 15 qershor, si lojtari më i ri që luante në një Europian me tanët.



Po ndodh...

ide