Europa League/ Tottenham bie në Stamboll përballë Galatasaray-t, barazon Roma

7 Nëntor 2024, 21:06 / SPORT ALFA PRESS

Europa League/ Tottenham bie në Stamboll përballë Galatasaray-t,

Janë mbyllur 9 ndeshjet e para të fazës së 3-të të Europa League teksa u shënuan 24 gola.

Galatasaray triumfoi 3-2 ndaj Tottenham në një ndeshje spektakolare.

Në Stamboll, vendasit realizuan në pjesën e parë me Akgun, ndërsa spikati Osimhen me dopietë. Mysafirët “tundën rrjetën” me Lankshear, në të 18-tën.

Në pjesën e dytë, goli i Solanke futi në lojë Spurs por gjithsesi anglezët dolën pa pikë nga kjo ndeshje.

Roma barazoi 1-1 ndaj Royale Union SG, në ndeshjen e mbajtur në King Baudouin Stadium (Brussels). Golit të Mancinit iu përgjigj Mac Allister.

Në ndeshjet e tjera, Nice-Twente përfundoi 2-2, ndërsa Rangers i Bajramit barazoi 1-1 me Olympiacos.

Pas 9 sfidave të para të kësaj mbrëmje, vendi i parë mbahet nga Galatasaray me 10 pikë. Po aq pikë kanë dhe Frankurt i vendit të dytë dhe Bilbao që renditet i 3-ti.

 

Po ndodh...