Ndeshje e veçantë për Eraldo Çinarin, sulmuesi luan si titullar kundër Chelseat
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjeve të mbrëmjes në Ligën e Konferencës.
Disa nga klubet më të mira në kontinent do jenë përballë njëra-tjetrës. Por një futbollist shkodran do jetë në fushë për të luajtur sonte në 21:00.
Fjala është për Eraldo Çinarin, sulmuesi i cili aktivizohet në rradhët e skuadrës armene të Noahs. Ekip që këtë sezon luan në fazën finale të Conference League dhe sonte ka ndeshjen më prestigjoze të historisë.
Bardhezinjtë do jenë vizitorë ndaj Chelseat në Londër për ndeshjet e raundit të tretë të Conference League dhe Çinari ashtu siç pritej është titullar me Noah.
Chelsea padyshim ky është kundërshtari më i fortë dhe më i madh që ka hasur në karrierë 28-vjeçari dhe kështu për ish-sulmuesin e Vllaznisë dhe Partizanit kjo do të jetë një ndeshje e veçantë.
-
16 gola në 12 javë, treshja sulmuese e Dinamos që të fut frikën
7 Nëntor, 19:04
ide
Me zgjedhjen e Donald Trump, PD nuk ka më alibi
Demokracia do të triumfojë mbi autokracinë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128