Çfarë ndodh me Vedat Muriqin në muzeun e Majorkës pas theu rekordin e Samuel Etosë

13 Prill 2026, 10:39 / SPORT ALFA PRESS

Çfarë ndodh me Vedat Muriqin në muzeun e Majorkës pas theu

Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e Majorkës për ta tejkaluar rekordin e golashënuesit më të mirë të klubit në La Liga, që e mbante Samuel Eto.

Me dy golat ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi shkoi në shifrën e 55 golave, një më shumë se Eto’o, teksa pas ndeshjes shqiptari i Kosovës, ka shkuar menjëherë në muzeun e klubit spanjoll.

Majorka ka shpërndarë një video të Muriqit, i cili i vendos këpucët në muze të klubit.

“Këpucët historike shkojnë direkt në muzeun e Majorkës”, shkroi ndër të tjera klubi.

Ndërkohë, Muriqi tani do të provojë ta mposhtë Kilian Mbapenë për “Këpucën e Artë” në La Liga pasi ka 21 gola, dy më pak se francezi.

Po ndodh...

ide