
Fenerbahce e Mourinhos nuk funksionon, Athletic Bilbao fiton bindshëm në Stamboll

Fenerbahce është pikëlluar sot në shtëpi kundër rivalëve spanjoll të Bilbaos. Turqit humbasin brenda në Stamboll me rezultat0-2 kundër Athletic dhe zhgënjejnë tifozët e tyre.
Feneri e nisi me këmbën jo të duhur takimin në Europa League dhe e pa veten në disavantazh prej Inaki Williams. Po ky pas golit të shpejtë në minutën e 5-të, realizoi dhe dopietën në minutën e 45-të dhe dërgoi ‘djemtë’ e Mourinhos në dhoma me ndjenjën e hidhërimit.
Në pjesën e dytë skuadra e Mourinhos u përpoq të ndërtonte diçka, por me daljen me të kuq të Muldur, lojtarit të Kombëtares turke gjithçka u bë shumë e vëhstirë për klubin e teknikut portugez, për të mos thënë e pamundur.
Pas humbjes në derbi kundër Besiktas të Muçit, skuadra verdheblu e sheh veten përsëri të humbasë në po të njëjtin qytet (Stamboll) brenda 4 ditëve.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128