
Festa e titullit vazhdon te Barcelona, Flik: Klub madhështor!

Barcelona është mundur nga Vijareali 2- 3, por rezultati ka qenë gjëja e fundit, për të cilin është shqetësuar skuadra. Ende e dehur nga festimet e titullit të premten në rrugët e qytetit, Barcelona i ka “dhuruar” vetes një ditë pushim, që ka përkuar me sigurimin e një vendi në Ligën e Kampioneve të Vijarrealit.
Në fakt, në mendjen e lojtarëve dhe të të gjithë tifozëve të Barcelonës ka qenë pjesa e tretë e ndeshjes, ajo kur presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Lozan, i ka dhuruar trofeun kapitenit Ter Shtegen për ta ngritur mbi qiellin e “Montjuiç”. Barcelona është kampione për herë të 28-të në historinë e saj dhe festa në barin e stadiumit olimpik ka qenë më se e legjitimuar.
Të gjithë lojtarët kanë pozuar me trofeun e La Liga-s, teksa nuk kanë munguar edhe mesazhet dhe premtimet për një sezon të ri, ku objektivat do të jenë edhe më të shumtë. Familjet e lojtarëve të Barçës gjithashtu iu bashkuan festimeve në fushën e “Montjuiç”, duke përçuar imazhe të bukura lumturie pas një sezoni mbresëlënës.
FLIK, SI NJË YLL – Lojtarët janë aktorët kryesorë në fushë, ata që e çuan Barçën te tre trofetë. Por pa dyshim që arkitekti i kësaj skuadre ishte Hansi Flik. Tri trofe në vitin e tij të parë në Spanjë në krye të Barcelonës. Dhe natyrisht që kjo nuk është anashkaluar nga tifozët blaugrana. I gjithë stadiumi “Montjuiç” ka brohoritur emrin e trajnerit gjerman, i cili është bëri dhe ylli i mbrëmjes.
Tifozët e Barçës e dinë fare mirë se sa dorë ka ish-trajneri i Bajernit në sukseset e këtij sezoni. Ndërkaq, vetë Flik ka folur për mediat spanjolle, duke mos fshehur lumturinë për sukseset e arritura, por edhe jetën në Barcelonë. “Jemi shumë të lumtur, sepse ky është kurorëzimi i një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm. Kemi qenë skuadra më e mirë, kemi mundur më të mirët, ndaj e meritojmë këtë festë. Jam me fat që jam pjesë e një klubi të mrekullueshëm si Barcelona. Ky qytet është i jashtëzakonshëm, të jep vetëm energji pozitive”, tha ai.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128