Fiken dritat në “Loro Boriçi”, sfida Vllaznia-Laçi nis me vonesë

14 Dhjetor 2024, 17:00 / SPORT ALFA PRESS

Fiken dritat në “Loro Boriçi”, sfida

Vllaznia dhe Laçi do duhet të nisnin në orën 16:00 ndeshjen e javës së 18-të në Superligë. Megjithatë dueli i “Loro Boriçit” filloi 12 minuta me vonesë, kjo për shkak të problemeve me energjinë elektrike në stadium.

Përveç faktit që ka defekt, numri i tifozëve në stadium numërohet me gishtat e dorës. Interesi i ulët për produktin vendas ka bërë që për të disatën javë numri i tifozëve të ulet ndjeshëm në shkallët e stadiumeve shqiptare.

Për sa i përket pozicioneve në tabelë, shkodranët mbajnë vendin e katërt me 28 pikë dhe sot duan fitoren jo vetëm për të vazhduar shkëputjen nga ndjekësit, por edhe për ë rrëmbyer momentalisht pozicionin e parë që gjendet vetëm 2 pikë larg.

Ndërsa kurbinasit, të cilët lëngonin në fundin e tabelës, nën drejtimin e Morieros kanë siguruar rezultate pozitive që tani i shohin në vendin e 8 dhe janë shumë pranë daljes nga zona e ftohtë e klasifikimit.

 

Po ndodh...

ide