Formacionet e mundshme/ Holanda nuk eksperimenton, por Anglia bën gati Shoun

Është shumë e vështirë që të dy trajnerët të bëjnë eksperimente në ndeshjen gjysmëfinale të Europianit dhe në këtë mënyrë si Sauthgejt dhe Kuman do të ruajnë boshtin e skuadrës me të cilën kanë mbërritur deri këtu.
Nuk përjashtohet si mundësi që të ketë ndonjë lëvizje të vogël, sidomos në kampin e “Tre Luanëve”, ku Luk Shou pritet që të marrë një fanellë titullari. Debutoi me Zvicrën në fund dhe bëri minuta pozitive, pasi Tripier në atë rol është i përshtatur. Kjo do të thotë që ky i fundit ulet në stol sepse në të djathtë e ka të blinduar vendin Saka. Edhe në mbrojtje pritet të rikthehet Guehi, që ishte i pezulluar në sfidën e kaluar.
Te Holanda nuk priten ndryshime. Do të luajnë të njëjtët futbollistë si në ndeshjen me Turqinë, pavarësisht se Vergost po e kërkon me ngulm një vend titullari.


Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

