
Holandë-Angli, sot ora 21:00/ Depaj-Bellingam, dueli i “mbretërve” pa kurorë

Kodi Gakpo thotë që Holanda ka kënduar në festën e ditëlindjes së Van Dajk. Përndryshe nga Memphis Depaj që në një episod shprehej se “nuk festoj as në ditëlindjen time. Kam një tip të keq dhe nuk bëj asnjë përpjekje për të ndryshuar”. Memfis te Holanda është një yll. Megjithatë, Europiani i tij është në pritje. Njësoj si karriera e tij: Nga ky moment e në vijim, vlen gjithçka. Nëse Anglia ka fenomenë multimilionerë, Holanda luan me një lider ofensiv pa… punë. Thënë akoma më keq: i pa punë dhe i kritikuar.
KRITIKAT Në Holandë, kritikat pëlqehen shumë. Kuman ka qenë në qendër të ciklonit dhe kjo gjysmëfinale mund t’i shërbejë për të marrë edhe justifikimet e atyre që e urryen deri më tani. Mirëpo, mediat e kanë gjithmonë një kërkesë për të: Veghorst të luajë titullar. Numri 9 meriton që të luajë edhe për faktin se Bergvijn e nis nga fillimi dhe zëvendësohet në mënyrë dëshpëruese. Do të kishte më tepër kuptim që të vendosej Veghorst në mes dhe të spostohej njëri mes Simons dhe Depaj në të djathtë. Mirëpo, ka edhe prej atyre që propozojnë revolucion te portokallinjtë: Vount në vend të Depaj. Mirëpo kjo është e rëndë dhe për këtë, Kuman pati kërkuar respekt për Depaj: “Ai mund të bëjë më mirë, por jam i bindur që ai është sulmuesi im”. Për këtë, Memfis edhe ndaj Anglisë pritet që të jetë titullar dhe do të provojë që të afrohet me shifrat e Van Persit, i vetmi që ka shënuar më shumë sesa ai: 50 gol, kundrejt 46 të tillëve. Mirëpo, përtej kritikave, duket se me këtë gjysmëfinale, Kuman shtyn qëndrimin e tij deri në 2026-tën.
“Nuk do të shpëtojnë kollaj nga unë”, u shpreh duke qeshur në një intervistë për “Telegraph”. Gjithsesi jo aq me të qeshur. Në fakt, e ardhmja e Memfis është shumë më tepër komplekse për ta parashikuar. Si një lojtar i lirë, ai është një profil për të cilin ka shumë interesime. Në USA është folur për New York Red Bull. Gjithashtu zëra nga Arabia por edhe nga Europa. Në profilin e tij ka shënuar një lamtumirë të ëmbël. “Gjërat duhet të kishin përfunduar ndryshe. Mirëpo, është më mirë të flas një herë tjetër”. Tek Atletiko Madrid, për faktin se nuk i rinovuan kontratën, e dinë mirë se Memfis, herët ose vonë do të flasë dhe të gjithë janë të bindur që do të jenë shpërthime. Për momentin, Depaj që është i papunë, e ka mendjen vetëm tek Holanda, sepse në dhomat e zhveshjes është një lider dhe jashtë tyre, më tepër se kaq. Në Dortmund do të jenë 75000 holandezë. Një qytet që është spostuar në Gjermani. Ato e kanë lënë një mbret në shtëpi, Gulielmo Alesandro. Dhe një në fushë, me kombëtaren. Mban numrin dhjetë në shpinë dhe një shirit të bardhë në kokë.
“TOPI I ARTË” Ai u rrit kaq shpejt sa ndoshta kthimi në Dortmund ndoshta do ta ndihmojë që të kalojë gjithçka edhe më lehtë. Në këtë Europian të komplikuar për pretendentët, Xhud Bellingam është ylli që shfaqet më shumë në retë gjermane. Në kombinimin mes të bukurës dhe rëndësisë, deri më tani, ai ka shënuar golin më të bukur të Europianit. Jo vetëm kaq, por ajo roveshatë në minutën e 95-të ndaj Sllovakisë, mbajti në lojë Anglinë. Për ndeshjen ndaj Holandës, për këtë sfidë gjysmëfinale, Bellingam kthehet në Dortmund, aty ku u shndërrua në një lojtar të madh: “Shpresoj që në finale të përballem me Spanjën”. Duke shkëlqyer në Dortmund, Bellingam gjeti Real Madridin, që i besoi atij fanellën e Zinedin Zidan, atë me numrin 5. Ançeloti ka shkuar edhe më tej duke u shprehur se Xhud i kujton pak Zizunë dhe pak Kakanë.
Përgjatë kësaj kohe, Bellingham ka përmirësuar shumë raportin e tij me golin, ndërkohë që roli i tij thelbësor është që të gjejë korridoret e duhura të lojës për rata që ka përpara në sulm. Mirëpo, me Anglinë ekziston një problem i theksuar taktik. Ai është mësuar te Reali që të lëvizë pas shpinës së Vinicius dhe Rodrigos, që i ofrojnë hapësira të rëndësishme. Mirëpo, te Anglia e ka të vështirë me Herri Kejn që është mësuar të zaptojë mesin e zonës, rreth pikës së 11-metërshit. Kur flasim për numra, Bellingham ka shënuar 5 gola në 34 ndeshje me një mesatare 0.15 ndërsa me Realin bilanci është me 23 gola të realizuar në 42 ndeshje, pra një mesatare 0.55. Dihet që diferenca me paraqitjet në skuadër nga ajo me kombëtaren do të kenë diferenca, por jo kaq gjigande. Në Gjermani, deri më tani, nuk e ka nisur këngën e tij. Megjithatë, nuk ka bërë një Europian pa lënë gjurmë: Lojtari i ndeshjes ndaj Serbisë dhe Sllovenisë. Mori atë pezullim me kusht për festën ndaj Sllovakisë. Shënoi penalltinë ndaj Zvicrës.
Tani që Vinicius u eliminua nga Kupa e Amerikës me Brazilin, një triumf në Europian mund ta vendoste anglezin në krye të listës së pretendentëve për të fituar “Topin e Artë”. Të vetmit bashkëkombës të tij që ia kanë dalë janë Stenli Mateus, Çarlton, Kigan dhe Ouen. Anglia ka pasur shumë lojtarë të tjerë të shkëlqyer, mirëpo me gjithë respektin për secilin prej tyre, Bellingam ka potencialin për të arritur në shkallën e lartë të vlerësimit futbollistik. Në Dortmund, dhe ndoshta Berlin, do t’i jepet Shansi për ta treguar këtë gjë. Sepse që nga koha e Bobi Çarlton që Anglia nuk fiton asgjë. Të marrë përdore Anglinë në një Europian, do të ishte një ceremoni festive e cila do ta vendosnin Bellingam në pjesën ballore të saj.

Berisha tregoi se është “non grata”, edhe në Gjermani
ide

Batutaxhiu Rama!

Gjunjëzimi i PD para “Kandidatit për Kryeministër”

Fondet e huaja dhe pala shqiptare
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128