
Shënoi gol fantastik ndaj Francës/ Fenomeni “Yamal” po pushton botën!

Spanja arriti të mposhtë me përmbysje Fracën në gjysmëfinale, duke siguruar kështu një biletë për në finalen e madhe të Euro2024 në Berlin.
“Furia e Kuq” reagoi shpejt pas golit të Kulu Muani, duke shënuar fillimisht një supergol me Lamine Yamal dhe më pas me Dani Olmo, që do të vulosnin rezultatin përfundimtar në 2-1.
Padyshim që “kryefjala” e kësaj ndeshje dhe e këtij evropiani është Lamine Yamal, ylli i Spanjës i cili me supergolin ndaj Francës, bëhet lojtari më i ri në histori që shënon në një kompeticion të tillë, pas 3 asisteve në 5 ndeshjet e para.
E gjitha bota sot po flet për të, ndërsa elozhet nuk kanë fund specialistë dhe emra të mëdhenjt të futbollit.
Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinnand me anë të një postim i në rrjetin social “X” shkruan “Gjëra ta paligjshme nga Lamine Yamal” duke iu referua golit të barazimit ndaj ‘Gjelave’, “ai është vetëm 16 vjeç njerëz” shton Ferdinand.
Me siguri ky “fëmijë” do të vazhdojë të na dhurojë emocione të mëdha dhe të na kënaqe me futbollin e tij spektakolar.
Futbollistë si Yamal lindin rrallë padyshim, me të mund të krahasohen emra si Pele, Maradona apo Messi.
-
Temperaturat mbi 40°C, parashikimi i motit për ditën e sotme
10 Korrik, 08:31 -
-
Ëmbëlsira me kos dhe shalqi
10 Korrik, 08:19 -
Horoskopi për ditën e sotme, 10 Korrik 2024
10 Korrik, 08:06

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!


Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128