Ëmbëlsira me kos dhe shalqi

10 Korrik 2024, 08:19 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Ëmbëlsira me kos dhe shalqi

Kjo ëmbëlsirë me kos dhe shalqi është ideale për të përfunduar një drekë apo darkë verore me shumë freski.

Vetëm me disa përbërës të thjeshtë, do të keni mundësi të përgatisni një ëmbëlsirë shumë të shijshme.

Sekreti është të prisni që çdo shtresë të ngurtësohet në frigorifer, për të paktën 30 min.

Rezultati do të jetë një seri gotash me shirita, të zbukuruar me copëza të shijshme çokollate, të cilat do të duken si fara shalqiri.

Alfapress.al ju fton të përgatisni në shtëpi këtë ëmbëlsirë me shalqi dhe kos.

Përbërësit

125 g kos
70 g pana
15 g sheqer pluhur
12 g xhelatinë
250 g tul shalqiri
Copëza çokollate të zezë sipas dëshirës

Përgatitja:

Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë, filloni duke njomur dozat e xhelatinës në 2 tasa të ndryshëm, të mbushur me ujë të ftohtë për rreth 10 minuta.

Ndërkohë, ngrohni dy lugë pana ​​nga sasia e dhënë, në një tigan për rreth 1 minutë.

Më pas shtoni panën në njërin nga tasat me xhelatinë dhe përziejini mirë.

Pjesën e mbetur të panës bashkojeni me sheqerin pluhur duke i trazuar mirë dhe vazhdoni duke shtuar kosin.

Trazojini mirë dhe filoni të shtoni në të përzierjen e përgatitur më parë me pana dhe xhelatinë, e cila duhet të jetë e ngrohtë.

Pasi ta keni trazuar mirë këtë masë, filloni ta shpërndani atë nëpër gota dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta.

Pjesën e mbetur ruajeni në temperaturën e dhomës.

Ndërkohë, përgatisni tulin e shalqirit. Filloni duke e ndarë shalqirin në feta dhe sasinë e rekomanduar shtojeni në një mikser.

Përpunojini fetat e tij derisa të përftoni një masë pureje, të cilën duhet ta filtroni më pas me anë të një site për të hequr farat.

Në një tenxhere ngrohni 2 lugë nga masa e përftuar e shalqirit për 1 minutë dhe pastaj shtoni tasin e mbetur të xhelatinës së tretur në ujë të ftohtë.

Pasi ta keni përzier mirë, shtojeni në pjesën tjetër të puresë së shalqirit.

Pas 30 minutash nxirrni gotat e kosit nga frigoriferi dhe shtoni përzierjen e shalqirit, duke krijuar një shtresë me trashësi të njëjtë me atë të kosit.

Vendosini gotat përsëri në frigorifer për 30 minuta dhe pjesën tjetër mbajeni në temperaturën e dhomës.

Pas kësaj kohe, vazhdoni të formoni një shtresë tjetër me kremin e ​​kosit dhe lëreni të ngurtësohet edhe 30 minuta në frigorifer.

Përfundoni me një shtresë të masës me shalqi dhe lëreni të ngurtësohet për të paktën 30 minuta të tjera dhe në fund dekoroni shtresën e fundit me copëzat e çokollatës së zezë, sikur të ishin farat e shalqirit.

Shërbeni gotat me shalqi dhe kos dhe shijoni secilën shtresë!/Alfapress.al

 

Po ndodh...