
Fortuna Dusseldorf drejt Bundesligës, mposht bindshëm Bochumin në “Play Off”

Fortuna Dusseldorf me një këmbë ngjitjes në Bundesligë.
Klubi gjerman ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 në ndeshjen e parë të “Play off”-it ndaj Bochumit në transfertë, duke hedhur një hap të sigurt drejt elitës së futbollit gjerman.
Sfida u zhbllokua nga autogoli i Hoffman në minutën e 13’, ndërsa në pjesën e dytë skuadra nga Dusseldorfi shënoi edhe dy herë të tjera me Klaus e Engelhardt, për të vulosur suksesin 0-3.
Bochumi mbylli sezonin e rregullt në vendin e 16, por në ndeshjen e parë të Play Off-it për mbijetesën bëri shumë pak për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman, teksa vendin e saj me shumë gjasë do ta marrë Fortuna Dusseldorf.
Sfida e kthimit, e cila do të zhvillohet në “Merkus Spiel Arena” të Dusseldorfit më 27 maj, pritet të jetë vetëm një formalitet për Fortunën.

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128