Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, zbulohen formacionet zyrtare të dy sfidave

24 Prill 2024, 17:33 / SPORT ALFA PRESS

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, zbulohen
Në orën 18:00, do të luhen dy ndeshjet e kthimit të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Në “Air Albana”, Tirana do të kërkojë që të bëjë mrekullinë, pasi do të tentojnë të përmbysin gjithçka për të shkuar në finalen e madhe.

Në anën tjetër verilindorët vijnë të qetë në këtë sfidë pas fitores në takimin e parë 2-0. Skuadra e Devollit do të synojë të mbrojë rezultatin për të siguruar kualifikimin.

Për këtë sfidë, trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Tirana-Kukësi – Formacionet

Tirana: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Najdovski, Përgjoni, Jonuzi, Deliu, Lushkja, Haxhiu, Patrik, Nikqi.

Kukësi: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Lleshi, Lala, Mingo, Fejzaj, Hasaj, Salami, Solodovnikov.

Paralelisht, në  “Loro Boriçi”, Vllaznia pret skuadrën kryesuese të kampionatit, Egnatian.  Rrogozhinasit vijnë të avantazhuar në këtë ndeshje, pas triumfit në sfidën e parë në “Arena Egnatia” me rezultatin minimal 1-0, ndërsa kuqeblutë kanë si synim përmbysjen për të shkuar në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë.

Vllaznia-Egnatia- Formacionet

Vllaznia Qarri, Smajli, Pusi, Juriç, Jago, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj.

Egnatia: Sherri, Dulis, Malota, Ndreca, Fangaj, Aleksi, Rama, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro.

 

Po ndodh...