Goditje e rëndë për Federiko Kiezën, Liverpuli e heq nga skuadra dhe fut një 17-vjeçar në vend të tij

3 Shtator 2025, 22:14 / SPORT ALFA PRESS

Goditje e rëndë për Federiko Kiezën, Liverpuli e heq nga

Federiko Kieza ka marre një lajm të keq këto ditë, pasi do ta shohë si spektator fazën e parë të Ligës së Kampioneve, atë të grupit të përbashkët. Kjo, pasi Liverpuli e ka hequr nga lista sulmuesin italian.

Ndonëse paraqitjet e tij në këtë fillim të sezonit ishin pozitive dhe klubi vendos të mos e shiste edhe pse kishte oferta për të, Kieza është lënë jashtë listës për këtë edicion, pasi trajneri Slot ka preferuar para tij të riun e talentuar 17-vjeçar Rio Ngumoha.

Sipas kritereve të UEFA-s, ky i fundit nuk mund të regjistrohej ende si lojtari rritur në klub, pasi nuk ka kaluar mjaftueshëm kohë në radhët e Liverpulit. Për këtë arsye, për ta përfshirë në listë, është dashur të hiqet një emër dhe i sakrifikuari ka qenë Kieza.

Këtij të fundit i mbetet të tregojë se sa vlen vetëm në kampionatin anglez dhe Kupat, për të bindur Slot që në pjesën e dytë të turneut, ta përfshijë edhe atë mes protagonistëve në turneun më të famshëm për klube në botë.

 

Po ndodh...