Goli i parë me Besiktas dhe njeriu i ndeshjes, rrëfehet Ernest Muçi

Ernest Muçi shënoi golin e parë me Besiktasin. Sulmuesi u transferua në Stamboll në ditën e fundit të merkatos dimërore.
22-vjeçari, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, realizoi një gol shumë të bukur në suksesin 0-2 të Besiktasit përballë Istanbulsporit.
Muçi foli pas ndeshjes për kanalin zyrtar të klubit turk, ku ndër të tjera theksoi se ai dhe shokët e tij duhet të vazhdojnë përpara me të njëjtin fokus.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Bëmë atë që duhej të bënim. Duhet të luajmë me të njëjtin përqendrim në ndeshjet e mbetura, si sot.
“Shënuam dy gola dhe nuk pësuam, kjo është një gjë shumë e mirë për ne.
Goli im? Duhet të kontribuoj në sulm duke shënuar gola, është detyra ime. Përtej golit, rëndësi ka që skuadra të jetë e suksesshme”, theksoi ish-lojtari i Tiranës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

