Hansi Flick apo Kompany? Uli Hoeness zbulon prapaskenat kur Bayern zgjodhi trajnerin

6 Shkurt 2025, 17:51 / SPORT ALFA PRESS

Hansi Flick apo Kompany? Uli Hoeness zbulon prapaskenat kur Bayern zgjodhi

Uli Hoeness ka zbuluar tratativat e Bayern për trajnerin. Ai ka theksuar se Kompany nuk ka qenë plani i fundit, por emër kryesor në listë.

“Kur Max Eberl udhëtoi për t’u takuar me Kompany, i thashë të sigurohej që të vinte me firmën e tij në kontratë. Më pas i thashë se do të konsideronim Hansi Flick, por vetëm nëse Kompany do të refuzonte”, ka deklaruar Hoeness.

I pyetur për Thomas Tuchel, Hoeness është shprehur se tekniku gjerman ishte tepër kërkues për merkaton. “Tuchel kërkonte lojtarë të kushtueshëm. Kam pasur marrëdhënie të shkëlqyer me të, por e konceptonte ndryshe skuadrën. Ne donim të provonim disa nga lojtarët tanë, kurse ai kërkonte emra të kushtueshëm sa herë kishim ndonjë dëmtim. Kompany nuk kërkon emra big”.

“Merkatoja e verës? Kjo varet nga sa para do të kemi në dispozicion dhe, me sa di unë, nuk është se Bayern ka edhe aq për merkaton e verës. Plus, duhet parë se si do të shkojnë rinovimet e kontratave për disa emra”.

 

Po ndodh...