
Rikthimi i Bashës dhe shifrat që flasin/ Mbi 100 mijë votat bazë, që garantojnë startin për 15 mandate deputetësh

Zgjedhjet e 11 majit po afrojnë dhe ndërkohë që partitë do të nisin të shpalosin programet dhe ambiciet e tyre, kujtojmë se ato do të zhvillohen me një kod elektoral të qepur nga Rama dhe Berisha. Kjo pas marrëveshjes me të cilën mbyllën edhe më shumë listat si dhe bllokuan tërësisht listat e hapura, siç ishte kërkesa e shumë partive të vogla, por dhe ish kreut të PD, Lulzim Basha.
Por si shkojnë partitë në zgjedhje, si janë ndarë përqindjet dhe si do pozicionohen qytetarët, për të cilët gara Rama-Berisha rikthehet sërish, që prej vitit 2013, ku PD me në krye Berishën pësoi humbjen e thellë pas 8 vitesh pushtet.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021, ku Lulzim Basha drejtonte PD, rezultati pothuajse u ngrit në pikën që mund të shkonte drejt rotacionit politik.
Madje diferenca e PS me partitë opozitare të udhëhequra nga Basha ishte vetëm 30 mijë vota. Mjafton të kujtojmë votat e Rrajës, Kokës dhe Jurgis Cyrbjes që zgjedhjet e 2021 të bien poshtë.
Po ashtu një ndikim të grupeve kriminale ka patur dhe në Elbasan, duke sjellë kështu një panoramë ndryshe për zgjedhjet e 2021.
Megjithatë sondazhet sot nuk tregojnë që PD nuk arrin e vetme as 40 mandate, madje së bashku me LSI, PD e sotme e drejtuar nga Berisha, shkon në përqindjen e vitit katastrofik 2013, ose shumë më poshtë.
Nga ana tjetër kemi dhe tablon e zgjedhjeve lokale të 2023 ku PD e shkëputur nga Berisha, garoi për Këshillat Bashkiakë dhe vetëm në disa bashki për kryetarin, mori më shumë se 100 mijë vota.
Në atë kohë grupimi i Gaz Bardhit pothuajse e kishte bojktuar PD zyrtare, duke shkuar tek kandidatët e Berishës. Madje sabotimi në qarqet e mëdha kundër PD në favor të kooalicionit Berisha- Meta nga grupi "Bardhi", u bë hapur.
Duhet thënë se fushata e 2023 u zhvillua në kushte ku ndikuan disa faktorë, për këtë rezutat mbijetese nga PD.
E para, Lulzim Basha nuk mori pjesë në fushatë, pasi ende nuk ishte rikthyer pas dorëheqjes.
E dyta, për shkak të sabotimit të disa drejtuesve në PD të cilët pas zgjedhjeve dolën hapur në krah të Berishës, partia nuk doli me kandidatë në të gjitha bashkitë.
E treta, grupimi Bardhi, po sabotonte PD duke bërë fushatë brenda PD për hesap të "Bashkë Fitojmë".
Sa vota mori PD në 2023
Në qarkun e Tiranës PD mori rreth 27 mijë vota (plus rreth 12 mijë vota Roland Bejko si kandidat për kreun e bashkisë), rreth 11 mijë vota në Fier, 15 mijë në Elbasan dhe 11 mijë në Durrës.
Pra vetëm tendenca e votës në këto 4 qarqe të mëdha, mund të prodhojë 8-10 mandate deputetësh për PD Euroatlantike.
Po ashtu ky grupim mori rreth 9 mijë vota në Shkodër, 6 mijë vota në Berat, 7 mijë vota në Korçë dhe rreth 4 mijë vota në Lezhë. Edhe këto tendenca për 11 majin 2025 në këto 4 qarqe, mund të prodhojnë edhe 3-4 mandate.
Në total grupimi Basha në zgjedhjet e 2013, mori rreth 109 mijë vota të cilat për zgjedhjet e përgjithshme shërbejnë si një bazë e sigurt. Ndërkohë futja me lista të hapura, përkrahja ndaj SPAK dhe drejtësisë, aleanca me SHBA-BE, ndarja nga elitat e korruptuara të tranzicionit, rikthimi i Bashës në krye dhe dalja e fuqishme në fushatë me kandidatë cilësorë dhe të pastër, plus kooalicioni me Dash Shehin, grupimin Alibeaj dhe me një vargan të gjatë partish anti dyshes Rama&Berisha, si dhe me një fushatë "derë më derë", krijojnë potencialin real që PD Euroatlantike me aleatët të sigurojnë në 11 maj, të paktën 15 mandate deputësh./ Alfapress.al

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128