
MotoGP/ Martin rrëzohet në teste, kampioni në fuqi pëson fraktura në dorë dhe këmbë

6 Shkurt 2025, 17:13 / SPORT
Sezoni 2025 i Jorge Martin me Aprilian fillon me një dëmtim të rëndë.
Gjatë ditës së parë të testeve zyrtare të Moto GP-së në Sepang, kampioni në fuqi i botës ishte protagonist i një rënieje të keqe në kthesën 2, e cila i shkaktoi dëmtime këmbës së majtë dhe dorës së djathtë.
Spanjolli u dërgua në qendrën mjekësore për kontrollet fillestare dhe më pas në spitalin aty pranë Nilai (6 km nga Sepang) për analiza të mëtejshme. Testet zbuluan fraktura në dorë dhe në këmbë.
Martin qëndroi nën vëzhgim gjatë natës, për t’u kthyer sot në Europë, ku do t’i nënshtrohet operacionit.
“Nuk është një fillim i mirë, por do të kthehem më i fortë”, ishte reagimi i Martin pas këtij dëmtimi.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
Nga Preç Zogaj

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128