
Inter – Milan/ Inzaghi kërkon revanshin e janarit

Interi është në prag të një ndeshjeje vendimtare në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Milanit, një derbi i veçantë që vjen si një mundësi revanshi pas humbjes në Superkupë ndaj skuadrës së Conceiçao.
Trajneri Simone Inzaghi në konferencën për shtyp ka nënvizuar rëndësinë e kësaj sfide të së mërkurës, duke kërkuar përqendrim maksimal dhe kthjelltësi, pasi ndeshjet e mëparshme sipas tij janë vendosur nga episodet.
Në këtë përballje të rëndësishme, Interi do të jetë pa kapitenin Lautaro Martinez dhe sulmuesin Taremi, me një emergjencë në repartin ofensiv. Thuram mund të nisë ndeshjen nga minuta e parë, por situata mbetet e hapur, ndërsa në pankinë do të jetë një lojtar nga Primavera. Sa i përket portës, Inzaghi nuk ka zbuluar nëse do të luajë Sommer apo Martinez.
Duke folur për Milanin, Inzaghi ka theksuar se pavarësisht momentit të vështirë të kundërshtarit, skuadra kuqezi mbetet e fortë dhe me cilësi, e aftë për të krijuar vështirësi ndaj çdo kundërshtari.
Ai gjithashtu e konsideron ndeshjen si pjesë e një përballjeje të dyfishtë në 180 minuta, duke kërkuar një paraqitje të kujdesshme dhe të balancuar.
Në lidhje me Lautaron, trajneri ka konfirmuar se plani është që argjentinasi të jetë gati për ndeshjen ndaj Parmës, por situata po vlerësohet ditë pas dite. Gjithashtu, ka konfirmuar rikthimin e Bastonit dhe ka nënvizuar rëndësinë e Frattesit, i cili mund të jetë vendimtar, pavarësisht një shqetësimi të lehtë në këmbë.
Në fund, Inzaghi ka shprehur krenarinë për faktin se Interi është ende në garë në të gjitha kompeticionet në këtë fazë të sezonit, duke shtuar se sfidat e shumta kërkojnë energji të mëdha fizike dhe mendore. Për këtë arsye, kërkon nga skuadra e tij një angazhim maksimal dhe lojë cilësore në çdo takim.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128