Kastrati pret me padurim Europianin: Krenari që jam pjesë e Kombëtares, me Italinë do të jetë e rëndësishme

Elhan Kastrati po pret me padurim Euro 2024, një aktivitet ku Shqipëria do të kërkojë të bëjë më të mirën e saj. Siç ka shpjeguar portieri shqiptar në një interviste për “Il Gazzettino”, ai ishte krenar për praninë në grupin kuqezi, edhe për faktin që Shqipëria nuk është se shkon shumë shpesh në aktivitete të tilla.
“Isha me grip disa ditë më parë, por tani jam mirë, Jemi në Austri, ku po stërvitemi. Është e gjë e bukur të jesh në Kombëtare, në një turne të rëndësishëm siç janë Europianët, një aktivitet në të cilin përfaqësuesja jonë nuk merr pjesë edhe aq shpesh ndaj jam krenar. Shumë shokë të mi të skuadrës luajnë apo kanë luajtur në Itali, do të jetë ndeshja e parë e grupit, një përballje shumë e rëndësishme dhe natyrshëm shumë e ndjerë. Italia është e fortë. Nuk mund të përmend një emër në veçanti që duhet pasur vëmendje, pasi janë të gjithë të aftë”, theksoi portieri i kuqezinjve. Sa i përket të ardhmes, Kastrati bëri të qartë se nuk po mendon largimin nga Çitadela në Serinë B, ku ka qenë një titullar i rregullt në këtë sezon. “Kam edhe tre vite kontratë atje”, saktësoi Kastrati.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



