
Kimmich, kundër bordit: Ndryshimi i trajnerëve na ka dëmtuar

Joshua Kimish është kthyer në temë diskutime jo në pak raste te kampionët e Gjermanisë.
E ardhmja e 29-vjeçarit dhe deklarata kundërshtuese ndaj trajnerit Thomas Tuchel, sikurse bordit, kanë bërë “zhurmë” në media.
Me inkuadrimin në krahun e djathtë të prapavijës, Joshua është kthyer në një futbollist të rëndësishëm te Bayerni.
Në ndeshjen e fundit kundër Dortmundit, edhe pse bavarezët humbën pas 10 vitesh në Mynih kundër rivalit më të madh në vend, ai u vlerësua me notën më të lartë nga kontingjenti i vendësve.
Në lidhje me ndryshimin e shpeshtë të trajnerëve, Kimish e ka cilësuar si element negativ, madje ka marrë edhe shembuj prej skuadrave të tjera:
“Është e vërtetë se prej periudhës kur unë kam firmosur me Bajernin dhe deri në këtë pikë, klubi ka zëvendësuar disa trajnerëve. I kuptojë pritshmëritë e shefave dhe tifozëve, por çdo tekniku i nevojitet koha e mjaftueshme për të shpalosur filozofinë dhe idetë përkatëse. Nëse marrim në konsideratë jetëgjatësinë e Jurgen Klop te Liverpuli dhe Pep Guardiola te Mançester Siti, atëherë arrijmë të kuptojmë përse është e domosdoshme koha dhe besimi. Si Jurgen, ashtu edhe Pep kanë fituar çdo trofe të mundshëm, por ndër etapa, ndryshe nga sa ka ndodhur në Mynih”, e mbylli Kimmich.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128