
Kote dhe Eleke, dy pikat mbështetëse që nxorën Partizanin e ri nga kriza

Vetëm para pak javësh, kur Kote dhe Eleke ishin të dëmtuar dhe po rikuperoheshin, shkruanim për rëndësinë e tyre dhe potencialin për ta nxjerrë Partizanin nga kriza. Të hënën, pasi të dy u kthyen të gatshëm, ditën ta nxjerrin ekipin nga një rrezik i madh, që mund t’u kushtonte frikshëm pjesëmarrjen në “Final 4”.
Kote barazoi ndeshjen ndaj Skënderbeut pas minutës së 60-të, ndërsa Eleke tundi rrjetën në minutën e parë të shtesës, pasi ishte futur në lojë rreth të 80- tës. Kjo dyshe vulosi përmbysjen 1-2 në një ndeshje ku jo çdo gjë shkoi mirë, por kaq mjaftoi për fitoren. Ajo që mund të vërehet në fund të kësaj, është se Partizani ka gjetur dy pika referimi, ku mund të mbështesë lojën në vijim.
Kote, kur vendoset më pranë portës, bëhet një lojtar shumë i rrëzikshëm dhe i paparashikueshëm për kundërshtarin. Ndër të paktët që është i fortë në driblim dhe me topin në këmbë dhe që mund të mbledhë kundërshtarë pas vetes.
Në sulm, cilësitë e Eleke dihen. Bëhet fjalë për një sulmues shumë të fortë dhe me plot eksperiencë, por dyshimi i vetëm do të jetë te gjendja fizike e tij. Stafi po e inkuadron dalëngadalë dhe mbetet të shihet sesi do të përshtatet në vijim. Fillimi duket më se i mbarë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128