Kualifikimi i Tiranës, Fagu: I lumtur për çunat, premtoj fitore në 2 sfidat e radhës

Tirana arriti një kualifikim dramatik pas penalltive në Elbasan përballë Teutës, duke shkuar kështu në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu u shpreh tepër i lumtur për lojtarët, që sipas tij, nuk u dorëzuan asnjë moment.
“Jemi shumë të lumtur, por më shumë jam për çunat, të cilët nuk u dorëzuan deri në momentin e fundit. Dihet që ana psikologjike ka qenë e ulët dhe për shkak të rezultateve. Shpresoj që kjo fitore të na kalojë nga ai ngërç psikologjik të rezultateve.
Për momentin nuk mund të jap një përgjigje të saktë. Nesër do të jetë më e qartë pasqyra e dëmtimeve.
Nikqi? Është një lojtar i ri me vlera. Jo vetëm Nikqi, por edhe Tola, Jaku janë lojtarë që i japin rëndësi skuadrës.
Futbolli i tillë është. Ky kualifikim do na ndihmojë nga ana psikologjike për vazhdimësinë. Kemi dhe dy ndeshje nga ndalesat e kombëtareve dhe mendoj se do të marrim maksimumin nga këto ndeshje”, tha Fagu për “MCN”.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
