LeBron James në histori, bëhet basketbollisti i parë që shënon 50,000 pikë në NBA

LeBron James është dhe vazhdon të mbetet një basketbollist i jashtëzakonshëm edhe pse në moshën 40-vjeçare. Mbrëmë ai u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënoi 50,000 pikë në sezonin e rregullt dhe në atë play-off së bashku.
James theu rekordin me një trepikësh në fillim të çerekut të parë të ndeshjes që Lakers fituan ndaj ndaj New Orleans Pelicans (136-115). Në këtë ndeshje, “King James” realizoi 34 pikë për Lakers, duke qenë shënuesi më i mirë.
Duket qartë se LeBron James nuk njeh kufij dhe sa herë i jepet mundësia për të thyer një rekord, ai shkon drejt tij. Në moshën 40-vjeçare, ai është i jashtëzakonshëm dhe tashmë arrin kuotën e 50 mijë pikëve.
Pas LeBron James mbetet Kareem Abdul-Jabbar, i cili në njëzet sezone në NBA ka gjithsej 44,149 pikë, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më të vlerësuar në historinë e basketbollit botëror.
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

