Legjenda Rivaldo fshikullon Raphinha-n: E thua diçka të tillë dhe pastaj nuk bën asgjë në fushë...

28 Mars 2025, 15:07 / SPORT ALFA PRESS

Legjenda Rivaldo fshikullon Raphinha-n: E thua diçka të tillë

Një nga lojtarët më të përfolur pas ndeshjes Brazil-Argjentinë ishte padyshim Raphinha, jo aq për performancën e tij në fushë, e cila nuk mundi ta shmangte humbjen e rëndë 4-1, sesa për komentet e bëra para ndeshjes.

Në një intervistë për “Betfair”, ish-futbollisti dhe kampioni i botës, Rivaldo, nuk e evitoi reagimin e fortë: "Po kalon një sezon të mrekullueshëm te Barcelona dhe mund të konsiderohet ndër më të mirët në botë. E dua mënyrën e tij të lojës, por kjo ishte mundësia e tij për t’u dëshmuar si kampion i madh".

"Do t’i mundim, pa dyshim. Brenda dhe jashtë fushës, nëse është e nevojshme". Këto ishin fjalët e Raphinha para sfidës në “Estadio Monumental”, gjatë një bisede me Romarion, në një intervistë për kanalin YouTube të kampionit të botës 1994.

Por, fjalët e thëna u kthyen kundër tij. Rivaldo e kritikoi ashpër: "Duhej të kishte zjarrin në sy dhe t’i shkatërronte vërtet argjentinasit, të mos e humbiste mundësinë historike. Megjithatë, në fushë ndodhi krejt tjetër, e tregon rezultati 4-1 ndaj Argjentinës.

Nuk mund ta bësh një deklaratë të tillë dhe pastaj të mos bësh asgjë në fushë. Duhej të thoshte që do të ishte një ndeshje e vështirë, jo që do ta shkatërronin Argjentinën. E bëri atë deklaratë, por pastaj nuk bëri asgjë me topin", – përfundoi legjenda e Kupës së Botës 2002.

 

Po ndodh...