"Janë politika utopike!"/ Ola Xama debat me Qorin për taksat: Si mund të luftosh informalitetin duke rritur taksat?!

28 Mars 2025, 14:57 / POLITIKË ALFA PRESS

"Janë politika utopike!"/ Ola Xama debat me Qorin për

Gazetarja Ola Xama dhe kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me programin e kësaj partie për taksat. 

Ola Xama: Në programin tuaj ishte bërë skanim i mirë i situatës ku gjendet ekonomia shqiptare. Më pëlqeu te pjesa se si programi jepte ide që zgjidhen përmes standarteve të mirëqeverisjes, zhdukjes së monopoleve. Megjithatë, sa i takon pjesës së zgjidhjeve që jep në fushën e shpenzimeve publike, siç ishte fatura shumë e shtrenjtë 1 miliardë euro për rritje pensionesh. Është gjë e mirë por e papërballueshme. Kjo bëhet gradualisht, nuk mund të bëhet menjëherë, sepse ose do të rritet borxhi ose do të shkurtosh gjysmën e administratës. Ishin utopike. 
Më bëri përshtypje taksimi, propozohet shtrirja dhe thellimi i progresivitetit dhe ulja e informalitetit. Përmes faturës së uljes së informalitetit do të rrisni pensionet. Këto nuk shkojnë në Shqipëri. Sapo vendos taksë progresive, informaliteti rritet.
Norma e taksimit të propozuar nga ju, për pagat e larta, nëse e ke pagën 4000 euro tatohesh 25%. Nëse e ke 4001 euro tatohesh 35%.
Pra do të bëhen nëndeklarime. Taksa progresive bëhet në ekonomi që kanë shumë favorizime por nuk është modeli i ekonomisë shqiptare. Tatohen pagat, janë edhe sigurimet shoqërore.
Nëse e bën për pagat mbi 2 mijë euro taksën 25%, nëse llogarisim edhe nivelet e sigurimeve shoqërore shkon 45%. Ky nivel është në vende si Franca, Kanada, SHBA por edhe ata e kanë 37%. Pra të punosh dhe gjysmën t’ja lësh shtetit. Kjo duket utopike. Me progresivitet të luftosh inormalitetin?

Arlind Qori: Niveli më i ulët i informalitetit del 40%. Nëse përgjysmojmë informalitetin dhe na shkon si Serbia, më rezulton se nëse përgjysmohet dhe këta që formalizohen janë vetëm me pagë minimale, do të merrte buxheti 530 mln euro. Pra, vetëm duke përgjysmuar informalitetin do të rikuperonim kaq. Po të shtosh rritjen e ekonomisë, pagave, e me rradhë, do të ishin të ardhura më të larta. 
Kemi kosto shumë të larta të korrupsionit dhe abuzimeve. Raporti i KLSH nxirrte mbi 1 miliardë euro mosrealizime. Ka vend për politika sociale plot. Ne duam të mëkëmbim bujqësinë dhe ekonominë prodhuese. Nëse ne marrim të pandryshueshëm modelin ekonomik keni të djretë. Por ne duam të zhvillojmë ekonominë.

Ola Xama: Fatura 530 mln euro si do të shoqërohet me rritjen e taksave? Ti nëse i thua formalizohu, ai do të kërkojë asistencë ta mbash nga buxheti. Jo vetëm nuk i merr lekët por do ti japësh. Nuk është kaq teorike. Pastaj taksa e korrupsionit, të jap të drejtë.

Arlind Qori: Informaliteti nuk përcaktohet vetëm nga të vetëpunësuarit që kanë hapur një frengji të vogël. Ka nëndeklarim të pagave në çdo sektor.

Ola Xama: Për shkak të taksës progresive...

Arlind Qori: Ne nuk mund të marrim për të mirëqëne një administratë me patronazhistë. Ne duam administratë të ndershme dhe efiçente. Nuk marrim dot të mirëqenë se gjithçka do të mbetet kështu dhe do të ndryshojë vetëm niveli i taksimit. Prandaj e kemi ndarë në katër shtylla, është komplekte.

Ola Xama: Kam parë aksione informaliteti, më i egri në vitin 2015, një administratë doganore me shpatë të madhe, u bënë ligje të frikshme ku futej berberi në burg se nuk kishte prerë kupon tatimor apo gjoba të larta, prapë nuk u formalizua.

Arlind Qori: Nuk mjafton vetëm formalizimi pa nxitur prodhimin. Duhen bërë paralelisht.

Ola Xama: Ti duhet të jesh në ecurinë e zhvillimit të industrisë, zhdukjes së monopolove, idetë e reja, pastaj mund ta bësh.

Arlind Qori: Bashkë me këto se nuk i themi dot popullit prit 20 vjet.

Ola Xama: Jo jo nuk bëhet. Do të rritet asistenca sociale pastaj.

Arlind Qori: Ka disutime të pafundme për këtë. Versioni që do të vëmë mish njëherë 20 vjet dhe pastaj do të ndërtojmë shoqëri të drejtë, e kemi provuar. Enver Hoxha tha sakrifikoni vëllezër e motra...

Ola Xama: Nëse një qytetar i ndjen efektet e rritjes, i paguan taksat. Nuk ka nevojë për aksione informaliteti.

Arlind Qori: Në programin tonë sjellim shembull nga Turqia ku qeveria subvencionon bizneset e vogla, të shëndoshen dhe pastaj shkon drejt formalizimit. Nga ana tjetër, ne kemi nevojë jo vetëm për rritje ekonomike por edhe politika të drejta sociale.

 

Po ndodh...