Liga e Kombeve, tekniku i Gjeorgjisë: Jemi rritur në nivel, gati për Shqipërinë

8 Shkurt 2024, 21:58 / SPORT ALFA PRESS

Liga e Kombeve, tekniku i Gjeorgjisë: Jemi rritur në nivel, gati

Gjeorgjia u njoh sot me kundërshtarët në Nations League. Kombëtarja e njohur do sfidojë Ukrainën, Çekinë dhe Shqipërinë, në Ligën B.

Trajneri i gjeorgjianëve, Sagnol Willy tha se ndeshje të tilla janë të duhurat, pasi ekipi mëson nga to.

“Disa vite më parë, ekipi kombëtar i Gjeorgjisë luante në Ligën D dhe tani është një skuadër e Ligës B, gjë që tregon se futbolli gjeorgjian është në rrugën e duhur. Presim me padurim të ndeshemi me skuadra të mira. Do të jetë një grup i vështirë, por ne mësojmë nga ndeshje të tilla. Ne duam që kjo të ndodhë shpejt, në mënyrë që sa më shpejt të bëhemi një skuadër edhe më e mirë”.

“Para ndeshjeve play-off të marsit, është e rëndësishme që të takohemi me lojtarët e ekipit kombëtar, të flasim me ata dhe ndjekim ndeshjet e tyre. Është e rëndësishme të jemi në kontakt pasi e dimë se si ndihen aktualisht. Para sfidave play-off do të kem mundësinë të shoh më shumë lojtarë, më shumë ndeshje. Ne duhet të tregojmë aftësitë tona sa më mirë të mundemi ndaj Luksemburgut”, – tha ai.

Gjeorgjia është në Play Off të Europianit, ndërsa para ndeshjeve të Nations League, ka planifikuar një miqësore ndaj Malit të Zi.

 

Po ndodh...