Nuk ka paqe, mesfushori i Liverpool dëmtohet sërish

8 Shkurt 2024, 21:40 / SPORT ALFA PRESS

Nuk ka paqe, mesfushori i Liverpool dëmtohet sërish

Nuk ka paqe për Thiago Alcantara. Mesfushori i Liverpool pësoi një problem në ijë më 26 prill, gjë që e detyroi të qëndrojë larg fushës për një kohë të gjatë. Trajneri Jurgen Klopp i dha minutazh futbollistit në humbjen 3-1 kundër Arsenalit, aktivizimi i tij i parë pas 10 muajsh. Sipas asaj që raporton The Guardian, megjithatë duket se spanjolli ka një problem muskulor dhe nuk dihet se kur do mund të kontribuojë për The Reds.

32-vjeçari po luan sezonin e katërt te Liverpool. Më parë, ai ka kaluar shumë vite te Barcelona, ndërsa mbahen mend edhe vitet te Bayern Munchen. Për Klopp, dëmtimi i Alcantara-s është një lajm shumë i keq për pjesën e mbetur të sezonit.

Objektivi i Liverpool për këtë edicion është titulli kampion, në vitin e fundit që po drejtohet nga Jurgen Klopp. Nëse kampionati do mbaronte sot, në Anfield do kishte festë, pasi ekipi kryeson me 51 pikë në Premier League.

 

Po ndodh...

ide