Liverpool-i pranë transferimit rekord: 150 milionë euro për kartonin e sulmuesit dhe pagë...

27 Maj 2025, 18:59 / SPORT ALFA PRESS

Liverpool-i pranë transferimit rekord: 150 milionë euro për

Liverpool-i, që tradicionalisht nuk bën shpenzime të mëdha, është shumë pranë transferimit të Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen për një shumë marramendëse prej 150 milionë eurosh me një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh për mesfushorin 22-vjeçar gjerman.

Kjo do të ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League-s, duke kaluar rekordin aktual prej 133 milionë eurosh për Moisés Caicedo-s nga Chelsea.

Deri tani, transferimi më i shtrenjtë në historinë e Liverpool-it ka qenë ai i Darwin Núñez për 85 milionë euro.

Pavarësisht interesimit nga Bayerni i Mynihut dhe Manchester City, bisedimet direkte mes trajnerit të ri Arne Slot dhe Wirtz duket se kanë bindur lojtarin t’i bashkohet kampionëve në fuqi të Anglisë.

Madje vetë presidenti i Bayern-it, Herbert Hainer, e pranoi se Wirtz “për momentin është i prirur drejt Liverpoolit”.

Liverpooli do të duhet të bëjë një investim të jashtëzakonshëm, por në këmbim do të sigurojë një nga talentet më të kërkuar në futbollin evropian, me kontratë në fuqi me Leverkusen-in deri në vitin 2027.

 

Po ndodh...

ide