Finalja e Champions-it, Interi njofton: Mbi 80 mijë kërkesa nga tifozët, por janë shpërndarë vetëm 18 mijë bileta

Klubi i Interit ka njoftuar zyrtarisht se të 18 mijë biletat e vëna në dispozicion për finalen e UEFA Champions League janë shitur plotësisht.
Ndeshja do të zhvillohet më 31 maj, në orën 21:00, në Munih, kundër Paris Saint-Germain, dhe entuziazmi në kampin zikaltër është në maksimum.
Në një komunikatë për shtypin, Interi thekson se është përballur me një valë të jashtëzakonshme kërkesash: “Më shumë se 80.000 tifozë kanë aplikuar për të siguruar një biletë për finalen, por për shkak të numrit të kufizuar të vendeve të dhëna nga UEFA, nuk ka qenë e mundur të plotësohen të gjitha kërkesat”.
Klubi shpjegon se ka ndjekur kritere të rrepta për përzgjedhjen e tifozëve, duke favorizuar abonentët më të vjetër, ata me të paktën tetë vite abonimi të pandërprerë që nga sezoni 2015/16 ose 2016/17, si dhe anëtarët e Inter Club me të paktën 12 vite anëtarësie.
Rreth 40% e biletave janë shpërndarë tek anëtarët e Inter Club dhe të gjitha kodet e dërguara për blerje janë përdorur menjëherë.
Klubi pranon se shumë tifozë nuk arritën të siguronin bileta, por thekson se dashuria dhe përkushtimi i tyre është i çmuar:
“E dimë sa shumë sakrifica bëjnë tifozët për të ndjekur Interin.
Kërkesa këtë herë ishte edhe më e madhe se për finalen e Stambollit. E gjithë bota zikaltër do të jetë me ne, një popull i vetëm, një ëndërr e vetme”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




