Man.United barazon 1-1 kundër Chelsea në Premier League! Tottenham përmbys 4-1 Aston Villan, Solanke 'dopio'

Premier League zhvilloi këtë të diel dy ndeshjet e radhës në Angli. Tottenham fitoi me përmbysje 4-1 kundër Aston Villas, ndërsa në orën 17:30 derbi mes Manchester United dhe Chelsea u mbyll 1-1.
Në Londër, Spurs mposhtën 4-1 Aston Villan paçka se miqtë nga Birmingham shënuan të parët me Rogers në minutën e 32. Fraksioni i dytë pa Johnson të barazonte në të 49 minutë, para se Solanke në të 75 dhe 79 të përmbyste gjithçka me dopietë. Në shtesën e gjashtë Maddison shënoi edhe golin e katërt. Pas humbjes nga Palace, Spurs rikthehen te suksesi dhe me 16 pikë ngjiten në vendin e shtatë. Ndërkohë Aston Villa me 18 pikë pozicionohet e pesta.
Në "Old Trafford" Manchester United barazoi 1-1 kundër Chelsea për raundin e 10-të në Premier League. Në një sfidë me tensione dhe grintë, "Djajtë" ia dalin të marrin pikë pas shkarkimit të ten Hag. Me Van Nistelrooy si trajner kujdestar, u desh minuta e 70-të që Bruno Fernandes të kalonte në epërsi United; ndërkohë që vetëm katër minuta më pas Chelsea barazoi me Caicedon. Me 12 pikë United mban vendin e 13-të dhe është në pritje të trajnerit të ri, Ruben Amorim. Chelsea me 18 pikë në vendin e katërt.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

