
Mbrojtja e Bayern “fut ujë”, Thomas Tuchel “telefonon” yllin e Barcelonës

Bayern Munich vazhdon punën për të “paketuar” lojtarët që kërkon të përforcojnë skuadrën në merkaton e ardhshme. Në listën e bavarezve ka rënë lojtari i Barcelonës.
Bëhet fjalë për Ronald Araujo, i cili është një lider i padiksutueshëm te katalanasit. Në fakt qendërmbrojtësi i blaugranave është një dëshirë e Thomas Tuchel.
Timonieri i gjermanëve madje nuk ka nguruar dhe ka telefonuar personalisht 24-vjeçarin për të folur me të rreth një transferimi të mundshëm. Kampionët e Bundesligës janë të gatshëm të paguajnë shumën e majme për të transferuar lojtarin.
Barça për të lënë të lirë Araujon nuk do të pranonte ofertë poshtë 100 milionë eurove dhe kjo shifër nuk duket problem për Bayern, pasi këto të fundit kërkojnë një zëvendësues për Mathijs De Ligt.
Aktualisht, Araujo ka një kontratë që e lidh me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.
-
Lewandowski: Luaj dhe 3 ose 4 vjet, dua Champions-in me Barcelonën
10 Dhjetor, 12:46 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128