Merkato, klubi i madh anglez ofron 50 milionë paundë për yllin e Atalantas
16 Dhjetor 2024, 17:59 / SPORT

Milani me siguri që është penduar që hoqi dorë shpejt prej tij. Sot ai po shkëlqen në Serie A dhe po tregon se është lojtar me të ardhme të madhe.
Bëhet fjalë për mesfushorin belg Charles De Ketelaere, futbollist i cili këtë sezon i ka bindur të gjithë për vlerat që ka dhe ka fituar vëmendjen e disa klubeve italiane.
Mediat britanike raportojnë se Liverpool po e ndjek me kujdes rritjen profesionale të belgut dhe është gati të investojë 50 milionë paundë për të.
Atalanta do të kishte një përfitim të mirë nga shitja e tij dhe pritet që ta pranojë këtë ofertë nga “Të kuqtë”. Duket se blerja e legjendës Maldini ka rezultuar 100% efikase, por ndoshta në kohën e gabuar.
Po ndodh...
ide
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Nga Taulanda Jupi
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Nga Ardi Stefa
Ti vetëm ik!
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

