
Mungesa e gjatë e Zielinskit, shans për Fratezin e Asllanin tek Interi

Dëmtimi i rëndë i Piotr Zielinskit që do ta lërë jashtë fushave të lojës deri në fundin e prillit dhe ndoshta në nisjen e majit ka futur në dilema të mëdha trajnerin Simone Inzagi. Një humbje e rëndësishme, në një periudhë që Mkitarian është duke ndier peshën e minutave të shumta në këtë sezon dhe ka humbur shkëlqimin.
Alternativat nga stoli janë Davide Fratezi dhe Kristjan Asllani, të cilët, për një motiv apo një tjetër, nuk kanë bërë aq sa duhet dhe nuk kanë besimin maksimal të kampit zikaltër. Por mungesa e polakut bën që Inzagi të mbështetet si tek Asllani, ashtu edhe te Fratezi në këtë fund sezoni.
Ai u kërkon të gjithë lojtarëve të japin maksimumin dhe ta mbështesin tani që duhet të luftojnë në të gjitha frontet. Alternativa e parë për t’i dhënë frymëmarrje Mkitarianit, është Fratezi, i cili në këtë sezon ka pretenduar më shumë hapësira dhe ja ku i ka tani në fundin e sezonit. Megjithatë, në momentet kur trajneri i ka dhënë besim, ai nuk ka bindur. Mungesa e një “rivali” në mesfushë do t’i hapë vend ishlojtarit të Sasuolos.
Pastaj është edhe Asllani që gjithashtu ka vuajtur prezencën e Zielinskit. Polaku në disa ndeshje i ka marrë vendin edhe përpara mbrojtjes, edhe pse ai është zëvendësuesi i parë i Çalhanoglusë. Ndërsa tani, për 6-7 javë do të jetë ai lojtari që do t’i japë mundësi turkut të pushojë.
Ndoshta mund të impenjohet edhe në rolin përpara sepse këtë e bën me Kombëtaren shqiptare. Vështirë që Korrea të marrë shumë minuta aty edhe pse me Monzën trajneri e preferoi sepse i duhej ta fitonte ndeshjen dhe mund të kalonte në 3-4-1-2. Edhe lojtarët nga akademia mund të marrin minuta, pavarësisht se duket e vështirë. Trajneri Simone Inzagi nuk preferon shumë që t’u japë presion lojtarëve të rinj, sepse Interi është duke luajtur për objektiva madhorë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128